Katër milionë shikime në një video, njihuni me “thyesin” e rrjeteve sociale, bën shitje me truqet e veçanta

schedule09:02 - 8 Maj, 2024

schedule 09:02 - 8 Maj, 2024

Luan Broker (Haudi) është tepër i njohur në rrjetet sociale. Ai është shkrimtar, agjent imobiliar dhe ish-sportist, ndërsa së fundmi, po bën ‘namin’ me shitjet online mes rimave. Madje, Luani ka arritur 4 milionë shikime në një video.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se të gjitha idetë e reklamave janë të tijat, duke nisur nga makinat me tym deri te poezitë e krijuara.

Unë e prezantoi mallin dhe e sheh. Disa ide i shoh në ëndërr, disa inspirohem nga situatat nga jeta e përditshme. Unë shoh në ëndërr diçka që ka ndodhur sot dhe inspirohem. Reklamoj klinikat dentare, veturat që i sjellin nga Korea, nuk pranoj qendrat e masazhit se këtu në Kosovë janë kthyer në qendra prostitucioni.

Suksesin e kemi obligim dhe detyrë se ndryshe nuk na marrin njerëzit në telefon. Ideja e videove është e imja, dashuria për sukses. Unë i flas 5 gjuhë dhe dëgjoj ligjërata për motivim”, u shpreh Luani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!