Sergio Aguero del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni. Sulmuesi argjentinas, pjesë e Manchester City prej vitit 2011, do të nisë një aventurë të re në verë.
Interesimi për 32-vjeçarin është i madh, edhe prej faktit që shërbimet e tij do të sigurohen pa shpenzuar para për kartonin.
?”BARÇA, PSG, Juve e Inter han HABLADO con AGÜERO”
La información de @10JoseAlvarez en #ElChiringuitoDeMega pic.twitter.com/Y4mGlDdehs
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) February 22, 2021
Gazetari i El Chiringuito, Jose Alvarez Haya raporton se katër klube ndodhën në garë për shërbimet e goleadorit më të mirë të historisë së “Cityzens”.
Barcelona, PSG, Juventusi dhe Interi. Të katër klubet e njohura kanë biseduar me agjentin e “El Kun”, i cili nuk dëshiron të nxitohet për të marrë një vendim.
Klubet kanë paraqitur ofertat e tyre në drejtim të futbollistit latin, i cili do të bëjë zgjedhjen e tij për të ardhmen. /abcnews.al