Katër infermiere dhe një sanitare në Pediatrinë e Elbasanit kanë rezultuar pozitive me Covid-19.
Abcnews.al mëson se të infektuarat janë karantinuar në banesë.
Shefja e pavijonit të pediatrisë Irena Palloshi deklaron për ABC News se puna vijon normalisht në repartin e urgjencës dhe pavijonet e tjera.
“Shërbimi ndaj fëmijëve vazhdon normalisht. Puna vazhdon në repartin e Urgjencës dhe pavijonet e tjera”, është shprehur ajo për gazetarin Aldo Kozarja./abcnews.al