Katër golat ndaj Liverpool dhe suksesi i 2008-ës, ditë speciale për Arshavin

schedule22:41 - 29 Maj, 2020

schedule 22:41 - 29 Maj, 2020

Ish-sulmuesi i njohur rus, Andreyi Arshavin, feston sot ditëlindjen e tij të 39-të. Shtatshkurti i kaloi vitet e tij më të mira si futbollist tek ekipi londinez i Arsenalit. Me numrin 23 mbi shpinë, anësori i sulmit ishte një ndër më të mirët në rolin e tij dhe Arsene Wenger, i besonte në çdo ndeshje.

Një nga momentet më të paharrueshme në karrierën e Arshavin, është padiskutim sfida shumë delikate përballë Liverpool në transfertë, në vitin 2009, sfidë që luhej në “Anfield Road”.

Arshavin i shënoi plot 4 gola të kuqve të Rafael Benitez, duke u bërë lojtari i vetëm në historinë e Arsenalit që e bën diçka të tillë në Premier League. Megjithatë, “Topçinjtë” nuk arritën të fitonin, me sfidën që u mbyll me rezultatin spektakolar 4-4.


Arshavin ka fituar dhe trofeun e Europa League në vitin 2008, kur luante në radhët e Zenit. Një futbollist fantastik, ndoshta futbollisti më i mirë rus që nga koha e Lev Yashin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!