Katër ditë i shtruar në spital, mjekët tregojnë gjendjen e Silvio Berlusconit

schedule18:25 - 7 Shtator, 2020

schedule 18:25 - 7 Shtator, 2020

Katër ditë pasi u shtrua në spitalin “San Rafaele” në Milano pasi u infektua me koronavirus  shëndeti i  Silvio Berluskonit po përmirësohet.

Ky është njoftimi më i fundit i bërë nga stafi mjekësor. Mjekët theksojnë se sistemi imunitar i ish-kryeministrit është më i fortë.

Alberto Zangrillo, mjeku personal i ish-kryeministrit italian, e ka bërë të qartë se Berlusconi do të duhet të qëndrojë në spital, ndoshta deri në fund të javës.

Përveç ish-kryeministrit,  edhe vajza e tij Marina gjithashtu doli pozitive sot. Sidoqoftë, ajo është asimptomatike dhe, megjithëse në izolim, vazhdon punën e saj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!