Një kampionat i ri futbolli nis në vendin tonë. Kategoria Superiore U21 merr jetë dhe janë 12 skuadra që do të marrin pjesë në këtë kampionat, ku marrin pjesë 13 skuadra. Sot pushim është Turbina, ndërkohë që në plan janë gjashtë ndeshje prej orës 14:00.
Nga ekipet e Superiores, vetëm Skënderbeu dhe Partizani nuk kanë krijuar ende ekipe U21. Për të mbetur te sfidat e sotme, Kukësi do të ndeshet me Apoloninë, Bylisi me Tiranën, Lacci me Dinamon, Teuta me Vllazninë, Shënkolli me Football Republic dhe Akademia e Futbollit me Kastriotin.
Ekipet U21 do të shërbejnë edhe për ekipet e para, pasi të rinjtë që nuk gjejnë hapësira në ekipin e parë mund të luajnë dhe të rriten, ndërkohë që edhe për ata që vijnë nga dëmtimet është një mundësi që të marrin gradualisht minuta deri në marrjen e formës së duhur sportive. /abcnews.al