Kategoria Superiore/ Teuta për “vizitë” në Tiranë, Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Kastriotin         

schedule08:29 - 25 Shkurt, 2023

schedule 08:29 - 25 Shkurt, 2023

Ditën e sotme do të zhvillohen dhe 2 ndeshjet e fundit të javës së 23-të, të Kampionatit shqiptar të futbollit, ku më konkretisht në orën 17:00, Tirana do të presë në kryeqytet, bregdetarët e Teutës, ndërsa Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi”, krutanët e Kastriotit.

Teuta vjen në transfertën e vështirë ndaj “bardhebluve”, pas një serie prej 4 ndeshjes pa humbje, ku 3 prej tyre janë në kampionat dhe do kërkojnë në kryeqytet, shkëputjen nga zona e ftohtë e tabelës.

Në krahun tjetër, krutanët e Kastriotit nisen drejt Shkodrës, si të fundit e tabelës teksa kanë arritur të grumbullojnë vetëm 20 pikë, në 22 javë të kampionatit e mesa duket “kuqeblutë” e Shkodrës kanë rastin për të shkurtuar diferencën mes tyre dhe Tiranës së vendit të parë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!