Në orën 13:00, Kategoria Superiore do të nisë javën e 21-të, me Kukësin dhe Kastriotin, që do të përballen ditën e sotme për 3 pikë të vlefshme për largimin nga zona e “ftohtë” e tabelës.
Ndërkaq, Laçi do të presë në “shtëpi”, “rrogozhinasit” e Egnatias, me të dyja ekipet që i ndajnë vetëm 2 pikë nga njëri-tjetri, me “kurbinasit” që kanë 29 pikë dhe pozicionohet në vendin e 5-të, ndërsa Egnatia deri më tani ka grumbulluar 27 pikë dhe ndodhet 1 vend më poshtë se “kurbinasit”.
Përballja më e spikatur e kësaj jave do të zhvillohet ditën e nesërme, me kryesuesit e kampionatit, Tiranën dhe Vllazninë, që do të përballen në kryeqytet.
Ndeshjet e javës së 21-të:
Dt. 11/02/2023
Kukësi-Kastrioti ora 13:00
Laçi-Egnatia ora 13:00
Dt. 12/02/2023
Erzeni-Teuta ora 16:00
Tirana-Vllaznia ora 16:00
Dt. 13/02/2023
Partizani-Bylis ora 13:00 /i.m /abcnews.al