Kategoria Superiore nis ditën e sotme, siparin e javës së 24-të, ku padyshim përballja më e spikatur është “derbi i titullit”, midis ekipeve të kryeqytetit, Tiranës dhe Partizanit, i cili do të zhvillohet ditën e nesërme, në stadiumin “Air Albania”.
Për mesditën e sotme, kalendari ka rezervuar 2 përballje interesante, ku më konkretisht Bylis do të presë në “shtëpi”, shijakasit e Erzenit, në një përballje ku kërkon vetëm fitoren për të ringjallur shpresat e mbijetesës, në “elitën” e futbollit shqiptar.
Në krahun tjetër, vendi i fundit, Kastrioti do të udhëtojë drejt Rrogozhinës, për t’u përballurt me vendasit e Egnatia, ku sërish në luftë për mbijetesë, “krutanët” do të bëjnë gjithccka për të arritur fitoren.
Ndeshjet e javës së 21-të:
Dt. 05/03/2023
Egnatia-Kastrioti ora 13:00
Bylis-Erzeni ora 13:00
Dt. 06/03/2023
Lacci-Kukësi ora 16:00
Teuta-Vllaznia ora 16:00
Partizani-Tirana ora 19:00 /i.m /abcnews.al