Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Kategoria në nevojë, vizion i bazuar në stategji”, Rama: BE, mekanizmi më i sofistikuar i mbështetjes sociale

schedule10:55 - 11 Shkurt, 2026

schedule 10:55 - 11 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin e prezantimit të 14 shërbimeve për personat në nevojë në kuadër të Fondit Social 2026.

Rama tha se duhet rritur cilësia e jetës për fëmijët dhe kategoritë në nevojë, teksa përmendi transfomimin e shtëpsië së fëmijës në kryeqytet në një fshat brenda qytetit.

Ai vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian, duke e cilësuar BE-në si mekanizmin më të sofistikuar të mbështetjes sociale dhe theksoi se strategjia shqiptare në këtë sektor është përforcuar falë bashkëpunimit të ngushtë me partnerët europianë.



“Duhet të rrisim cilësinë e jetesës nën strehën e kujdesit social. Ne kemi nisur një proces në Tiranë me transformimin e kushteve për jetimoren, shtëpinë e përkujdesjes për fëmijët, në një fshat të përkujdesjes brenda qytetit. Me këtë frymë është mirë të shohim edhe me bashkitë e tjera.

Falënderimet për ambasadorët i kam të kursyera, sepse ata bëjnë detyrën, por duhet të falënderoj ambasadorin e delegacionit të BE. Nuk do të ndodhte asgjë pa mbështetjen e Komisionit Europian; është një vizion i bazuar në strategji. Vjen nga një vend si Turqia, ku ka një eksperiencë të madhe në qasjen ndaj kategorive në nevojë. U tha se Shqipëria ka një strategji në këtë sektor që është e dalluar në të gjithë rajonin. Nëse kjo është e vërtetë, është sepse na ka ndihmuar ndërveprimi me Bashkimin Europian.

Bashkimi Europian është mekanizmi më i sofistikuar i mbështetjes sociale; ka rrjetin më të avancuar të mbështetjes nga shteti dhe sektori publik. Mësimet e marra nga ky proces janë përkthyer në një rezultat këtu.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!