Kategoria e parë zbret në fushë, 6 sfida interesante ditën e sotme

schedule10:05 - 22 Janar, 2022

schedule 10:05 - 22 Janar, 2022

Kategoria e Parë do të zbresë në fushën e lojës ditën e sotme, teksa do zhvillojë edhe duelet e parë për vitin 2022.

6 sfida interesante do të luhen, teksa do të zhvillohen në të njëjtin orar, 13:30.

Bylisi kryesues do të presë Besëlidhjen në stadiumin “Adush Muça”, me skuadrat që do kërkojnë edhe fitoren e parë për vitin 2022.

Edhe Erzeni i vendit të dytë do të luajë në shtëpi ndaj Apolonisë, ndërsa skuadra e Burrelit do të përballet me Tërbunin.

Besa do të udhëtojë në transfertë për të luajtur kundër Turbinës në Cërrik. Lushnja do të përballet ndaj Maliqit dhe Vora ndaj Shkumbinit.

Vlen të theksohet se janë shtyrë dy ndeshje, Korabi-Tomori dhe Pogradeci-Butrinti për shkak të kushteve të rënduara atmosferike të dëborës dhe temperaturave relativisht të ulta. /f.a/abcnews.al