Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kategoria e Parë: Sytë në Burrel e Pogradec, 10 ekipe në fushë sot

schedule08:58 - 13 Shkurt, 2021

schedule 08:58 - 13 Shkurt, 2021

Kategoria e Parë rikthehet sot dhe në grupin A Burreli ka mundësinë të marrë vendin e parë, për shkak se Dinamo kryesuese është pushim këtë javë. Matjanët presin Vorën dhe fitorja është detyrim për ta.

E njëjta situatë edhe për Korabin që përballet në shtëpi me Veleçikun, sikurse edhe për Besëlidhjen që pret Partizanin B. Erzeni dhe Oriku, skuadra që e nisën vitin me fitoren, do ndeshen mes tyre sot prej orës 13:00.

Në grupin B për sot luhet vetëm një ndeshje, me Besën që ka një transfertë të vështirë në Pogradec. Nesër luhet dueli kryesor i kësaj jave, mes Lushnjës dhe Egnatias së vendit të parë, si dhe takimi Elbasani-Tomori. /abcnews.al

KATEGORIA E PARË – JAVA 11

GRUPI A
E shtunë, më 13 shkurt, ora 13:30

Besëlidhja-Partizani B
Erzeni-Oriku
Korabi- Veleçiku
Burreli-Vora

GRUPI B
E shtunë, më 13 shkurt, ora 13:30

Pogradeci-Besa

E diel, më 14 shkurt, ora 13:30
Lushnja-Egnatia
Elbasani-Tomori

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!