Korabi ka mposhtur Dinamon me rezultatin minimal 1-0 dhe është ngjitur në vendin e dytë në klasifikim në grupin A. Dibranët iu falën një penalltie në pjesën e parë, që u shënua nga i zakonshmi Xhulio Skuka.
Sulmuesi mposhti portierin Edvan Bakaj dhe Korabi deri në fund e ruajti epërsinë, duke marrë tre pikë me mjaft vlera. Tashmë Korabi numëron 33 pikë, një më pak se Burreli që mori sërish vendin e parë.
Dinamo bie në vendin e tretë, me dy pikë më pak se matjanët dhe një më pas se dibranët, ccka e bën garën për një vend në Superiore edhe më të fortën në vijim. Së bashku me to, në katërshen që lufton për ngjitje është edhe Vora. /abcnews.al
KORABI-DINAMO 1-0
Shënues: Skuka 22’ (pen.)