Kategoria e Parë ka zhvilluar ditën e sotme dy sfidat e mbetura të javës së 22-të të saj. Korabi i vendit të 3-të arriti të siguronte 3 pikët përballë Pogradecit, teksa fituan me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin e vetëm të këtij dueli e shënoi Dragoj në minutën e 10-të të takimit.
Edhe Tomori mori fitore kundër Maliqit të vendit të fundit, ndërsa fituan me shifrat 2-1. Rapo shënoi në minutën e 8-të për vendasit, ndërsa miqtë përmbysën me Bajramaj në minutën e 54-të dhe Pepa, 7 minuta nga fundi. Maliqarët kështu, e shikojnë veten në një situatë të vështirë, në vendet e fundit.
Rezultatet e dy sfidave të sotme të Kategorisë së Parë.
Korabi 1 – 0 Pogradeci (Dragoj 10′)
Maliqi 1 – 2 Tomori (Rapo 8′ / Bajramaj 54′, Pepa 83′) /f.a/abcnews.al