Kategoria e Parë, Korabi nuk toleron Erzenin, Butrinti dhe Besa fitojnë me “poker”

schedule16:15 - 13 Mars, 2022

schedule 16:15 - 13 Mars, 2022

Kategoria e Parë ka zhvilluar ditën e sotme edhe 3 ndeshjet e mbetura të javës së 23-të të saj.

Në duelin për një vend në superligë sezonin e ardhshëm, mes Erzenit dhe Korabit, fitimtare doli skuadra e peshkopisë, e cila triumfoi me shifrat 2-1.

Korabi i hoqi kështu mundësinë shijakasve të rimerrnin kreun, ndërsa vetë ata afrohen me vendin e dytë me vetëm 4 pikë.

Fitore me “poker” arritën të merrnin Besa e Kavajës dhe Butrinti i Sarandës, të cilët nuk falën ndaj Shkumbinit dhe Maliqit.

4 gola kavajasit arritën t’i shënonin peqinasve, po 4 herë edhe sarandiotët ndëshkuan Maliqin e vendit të fundit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!