Kategoria e Parë/ Korabi e Lushnja gjejnë fitoret, Apolonia zhgënjen në transfertën beratase

schedule17:59 - 28 Janar, 2024

schedule 17:59 - 28 Janar, 2024

Plot 11 gola prodhuan tri ndeshjet e së dielës në Kategorinë e Parë, me Korabin, që mposhti 3-2 Kastriotin në një duel ku pjesa e parë ishte shumë e bukur. Mehmeti kaloi krutanët në avantazh, por vendasit përmbysën me Çemën dhe Bockën.

Gjithsesi, Kastrioti shënoi sërish në fundin e së parë me anë të Kapllanit. Kaq për pjesën e parë, ndërkohë që dibranët realizuan golin e fitores në fraksionin e dytë me anë të Xhekës 8′ minuta përpara fundit.

Lushnja vazhdon t’i largohet zonës së ftohtë. Lagunarët siguruan tri pikë tepër të rëndësishme falë suksesit 1-2 me Luzin, që ndan vendin e fundit me Besën. Tre golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Lushnja gjeti avantazhin e dyfishtë falë realizimeve të nigerianit Ayinde dhe Mikel Cankës. Një tjetër nigerian shënoi, por në krahun tjetër. Itodo ktheu në gol një penallti dy minuta përpara fundit, por vetëm kaq, pasi Luzi nuk kishte shumë kohë në dispozicion për të mbërritur te barazimi.

Feston edhe Tomori. Skuadra nga Berati fitoi 2-1 përballë Apolonisë, duke iu larguar vendit të fundit. Nigeriani Umejiego kaloi shpejt fierakët në avantazh, por vendasit e mbyllën pjesën e parë në barazim falë golit të Çaços. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!