Kategoria e Parë/ Kapllani “fundos” Erzenin, Kastroiti triumfon në fund “festivalin” e golave

schedule17:56 - 29 Shtator, 2024

schedule 17:56 - 29 Shtator, 2024

Një gol në shtesë e Devid Kapllanit i ka dhuruar Kastriotit tre pikë shumë të arta për renditjen e Kategorisë së Parë, duke i siguruar një fitore dramatike 3-2 në transfertë përballë Erzenit.

Skuadra krutane kaloi e para në avantazh me anë të Ajazit dhe goditi edhe traversën me sulmuesin, por Marinaj i aktivizuar si zëvendësues në radhët e vendasve ktheu ndeshjen me dy gola të shpejtë për ekipin shijakas.

Aktivizimi i Kapllanit te Kastrioti bëri diferencën pasi sulmesi gjeti menjëherë golin e barazimit për skuadrën e tij dhe më pas ishte sërish Kapllani, i cili shënoi në në minutën e 96’-të për të vulosur fitoren 3-2, duke i dhënë pikët e plota krutanëve të cilët mbajnë kësisoj ritmin e ekipeve pretendente, teksa lënë Erzenin në fund me 0 pikë pas 6 ndeshjeve. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!