Kategoria e Parë/ Festojnë Korabi e Burreli, Pogradeci befason Besën

schedule15:44 - 21 Shkurt, 2021

schedule 15:44 - 21 Shkurt, 2021

Sot u luajtën katër ndeshje të Kategorisë së Parë. Korabi mori një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj skuadrës së Veleçikut, që mundi të mbajë barazimin deri afër fundit. Skuka shënoi në minutën e 16 për dibranët, ndërsa Veleçiku barazoi në të 78-ën, teksa Ismajlaj i dha fitoren me golin e tij në të 85-ën.

Ndeshjen tjetër të grupit A, Burreli fitoi 1-0 ndaj Vorës dhe mori fitore me rëndësi, që e mban në garë për një vend në Superiore në sezonin e ardhshëm.

Aktualisht ata ngjiten në vendin e parë me 22 pikë, 2 më shumë se Dinamo, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Korabi ndjek në vendin e tretë me 19 pikë dhe qëndron në garë për të luftuar për rikthimin në elitën e futbollit tonë.

Në grupin B, Tomori bëri detyrën ndaj Elbasanit, që deri më tani s’po tregon shenja jete. Ndeshja u mbyll me shifrat 1-3. Beratasit i shënuan golat në pjesën e dytë. Camka shënoi dopietë, ndërsa Pepa trefishoi rezultatin. Për Elbasanin shënoi Karati në shtesë.

Në betejën më të fortë të ditës së sotme, Pogradeci mundi të fitojë ndaj Besës me shifrat 2-1. Për Liqenorët shënuan Liçkollari dhe Topllari në minutat 9 dhe 27, teksa goli i Nunes Da Silva për Besën në minutën e 71, nuk vlejti për t’i ndryshuar destinacione tre pikëve.

Në grupin B Egnatia kryeson me 22 pikë pas 10 ndeshjes, teksa Besa ruan vendin e dytë edhe pas kësaj disfate. Pogradeci qëndron në vendin e 6-të. Elbasani ende nuk ka mundur të marrë ende pikë në këtë sezon. /abcnews.al

Kategoria e Parë
Grupi A
Korabi-Veleçiku 2-1
Shënues:
Skuka 16′, Ismajlaj 85’/ Balaj 78′
Burreli-Vora 1-0
Shënues:
Beci 43′
Grupi B
Elbasani-Tomori 1-3
Shënues:
Camka 66′, 84′, Pepa 85’/ Karati 90+1′
Pogradeci-Besa 2-1
Shënues:
Lickollari 9′, Topllari 27’/ Da Silva 71′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!