Është java e AF Elbasanit në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar e drejtuar nga Nevil Dede fitoi 2-0 përballë Besës së Kavajës dhe e ngushton në vetëm tri pikë diferencën me Bylisin kryesues, që u mposht 2-1 në fushën e Korabit.
Skuadra verdhebu e pati të lehtë fitoren ndaj kavajasve, pasi miqtë luajtën që nga minuta e 38-të me një futbollist më pak për shkak të ndëshkimit të Ramillit me karton të kuq. Golat u shënuan në pjesën e dytë (53’, 84’) nga i njëjti autor, Karakaçi.
Të gjitha rezulatet:
Burreli – Apolonia Fier 1-0
Flamurtari – Lushnja 3-0
Korabi Peshkopi – Bylis 2-1
Luzi – Kastrioti 3-1
Tomori Berat – Vora 0-1
AF Elbasani – Besa Kavaje 2-0