Kategoria e Parë: Elbasani e Turbina fitore jetike, Iliria thyen Orikun

schedule18:51 - 21 Qershor, 2020

schedule 18:51 - 21 Qershor, 2020

Gara për mbijetesë në grupin B të Kategorisë së Parë do të vijojë e fortë deri në fund. Shënkolli është skuadra e vetme që duket e dorëzuar, pas humbjes së pësuar sot në shtëpi nga Turbina. Cërrikasit realizuan dy herë me anë të Levendit dhe një herë me Wanderson, duke marrë pikët e plota.

Kjo fitore u vlen shumë, sidomos kur shohin që edhe Elbasani ia ka dalë të triumfojë në një transfertë të fortë si ajo në Bilisht kundër Devolli. Verdheblutë kanë fituar me përmbysje madje. Kame shënoi për vendasit, kurse Çema në shtesën e pjesës së parë barazoi.

Në të dytën një penallti ndryshoi rezultatin në favor të Elbasanit. Nuri u tregua i saktë dhe shënoi golin që i jep tre pikë të arta verdhebluve, që po përpiqen të shpëtojnë nga rënia në Kategorinë e Dytë.

Iliria ka fituar sërish, këtë herë në shtëpi kundër Orikut. Xhymerti dhe Doçi shënuan golat që i dhanë tre pikët skuadrës së drejtuar nga Fatmir Sala. /abcnews.al

Kategoria e Parë – Grupi B (Play out)
E diel, më 21 qershor, ora 17:00

Iliria-Oriku 2-0
Shënues:
Xhymerti 30’, Doçi 72’
Shënkolli-Turbina 0-3
Shënues:
Levendi 38’, 65’, Wanderson 92’
Devolli-Elbasani 1-2
Shënues:
Kame 41’ / Çema 45+1’, Nuri 56’ (pen.)

Renditja

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!