Kategoria e Parë/ Elbasani barazon me Kastriotin, Apolonia mund Lushnjen në “Roza Haxhiu”

schedule19:25 - 3 Shtator, 2023

schedule 19:25 - 3 Shtator, 2023

Elbasani i pretendimeve madhore e nis me një barazim ndaj Kastriotit në transfertë kampionatin e Kategorisë së Parë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Nevil Dede kaloi e para në avantazh me anë të Peres në minutën e 57’, por ishte Çela që barazoi pesë minuta më vonë.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Kastrioti me Elbasanin ndanë nga një pikë. Në ndeshjen tjetër, Apolonia fitoi me rezultatin 0-3, përballjen ndaj Lushnjes që konsiderohet dhe si “derbi i Myzeqesë”.

Në stadiumin “Roza Haxhiu”, fierakët kaluan në avantazh në minutën e 19’ me Trifonin ndërsa në fraksionin e dytë gjetën edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës me Rakipajn dhe Kacanollin për të fiksuar shifrat 0-3. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!