Kategoria e Parë: Egnatia e pandalshme edhe në Lushnjë, ngec Besëlidhja

schedule15:52 - 20 Shkurt, 2021

schedule 15:52 - 20 Shkurt, 2021

Egnatia fluturon në Lushnje, kurse Besëlidhja ngeci në shtëpi me Partizanin B. Rrogozhinasit triumfuan me rezultatin 0-3 kundër skuadrës së Ilir Gjylës.

Një duel i zgjidhur shumë shpejt, teksa Artur Magani realizoi golin e parë që në minutën e dytë. Mario Teqja i dyfishoi shifrat dhe Egnatia shkoi në pushim me epërsinë e dy golave.

Lushnja ishte e dorëzuar dhe fraksioni i dytë i lojës nisi me gol. Sërish ishte Egnatia që realizoi, me brazilianin Jackson. Llogari të mbyllura dhe tani rrogozhinasit numërojnë 6 pikë më shumë se Besa ndjekëse.

Në Lezhë Besëlidhja nuk ia doli të fitonte kundër Partizanit B. Ky duel u mbyll me rezultatin 0-0 dhe lezhjanët praktikisht janë jashtë gare për t’u ngjitur në Superiore. Për “demat” kjo pikë është e vlefshme në garën për mbijetesë. /abcnews.al

KATEGORIA E PARË – JAVA 11
E shtunë, më 20 shkurt, 13:30
GRUPI A

Besëlidhja-Partizani B 0-0

GRUPI B
Lushnja-Egnatia 0-3
Shënues:
Magani 2’, Teqja 35’, Jackson 48’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!