“Kategoria e parë” zhvilloi ditën e sotme 8 sfidat e saj.
Skuadra e Bylisit ka arritur të fitojë kundër Lushnjën duke “blinduar” vendin e parë, në tabelën e klasifikimit. Kundër lushnjarëve arriti të fitojë me rezultatin 1-0.
Nga krahu tjetër edhe Tomori nuk ka përtuar teksa i ka shënuar Maliqit plot 5 gola.
Po 5 gola ka arritur ti shënojë edhe Butrinti skuadrës së Shkumbinit, ndërsa në “Kategorinë e Parë” është parë vetëm një barazim mes Pogradecit dhe Korabit, që është mbyllur me rezultatin 0-0.
Rezultatet e ditës së sotme:
Tërbuni – Erzeni (0-2)
Tomori – Maliqi (5-2)
Butrinti – Shkumbini (5-2)
Besa – Apolonia (1-2)
Besëlidhja – Vora (2-0)
Bylisi – Lushnja (1-0)
Turbina – Burreli (1-2)
Pogradeci – Korabi (0-0)
/f.a/abcnews.al