Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kategoria e Parë: Beteja në distancë, Kastrioti e Pogradeci presin “ndere”

schedule09:21 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 09:21 - 21 Dhjetor, 2019

Kastrioti mund të thellojë sërish diferencën me Besëlidhjen ndjekëse ditën e sotme, pasi pret në shtëpi skuadrën e Veleçikut dhe fitorja është detyrim për krutanët. Nga ana tjetër lezhjanët kanë në program një sfidë delikate, në transfertë.

Ekipi i drejtuar nga Elvis Plori do të duhet të kalojë testin e vështirë me Egnatian, ekip që synon të renditet në katërshen e parë dhe të mos luftojë më pas në zonën e ftohtë. Betejë e vështirtë për Dinamon, që duhet të mundë Burrelin.

Interesante është sfida mes Korabit dhe Tërbunit në Peshkopi, ndërsa Erzeni do të jetë pushim për shkak se Shkumbini është përjashtuar nga gara për shkak të dhunës së ushtruar ndaj arbitrit në sfidën e fundjavës së shkuar me Dinamon.

Sfidat e grupit A, java e 12-të

GRUPI B – Gara për vendin e parë është mjaft interesante dhe Pogradeci ka mundësinë që ta mbyllë vitin siç duhet, me një fitore kundër Oriku në stadiumin “Gjorgji Kyçuku”. Apolonia, duke parë që Lushnja luan nesër një ndeshje të mirë me Besën, me një fitore sot mund të rimarrë vendin e dytë.

Fierakët luajnë në shtëpi dhe përballë do të kenë ekipin e Turbinës. Ka edhe një derbi mes dy ekipeve fqinje, Shënkollit dhe Ilirisë së Fushë-Krujës. Takim tjetër që zhvillohet sot, është Devolli-Elbasani dhe në Bilisht duhet të bëjnë detyrën ndaj ekipit të vendit të fundit.

Sfidat e Grupit B, java e 12-të

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!