Kanë përfunduar të gjitha sfidat e kësaj të shtune, të Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e gjashtë, të sezonit 2024-2025, ku padyshim favoritët nuk kanë zhgënjyer.
Kështu, “Verdhezinjtë” e Besës kanë mposhtur në “frymën e fundit” të sfidës, Apoloninë, në stadiumin “Loni Papuçia”, të Fierit, duke i mundur kundërshtarët, me rezultatin e ngushtë 2-1, me Topin që mori avantazhin për fierakët, por më pas djemtë e Mirel Josës përmbysën gjithçka me Mazrekajn e Goxhën.
Në krahun tjetër, “Kuqezinjtë” e Flamurtarit fitoi me shifrat e pastra 2-0 kundër Valbonës, me autorët e golave Herald Markun dhe Oshafin.
Ndërkaq, të gjithë sfidat e tjera të javës së gjashtë, Burreli-Lushnja, Kukesi-Korabi dhe Vora-Pogradeci u mbyllën me shifrat minimale 1 me 0. /i.m /abcnews.al