Viti 2024 ia ka shndërruar totalisht “fytyrën” këtij ekipi. “Verdhezinjtë” e Besës së Kavajës po vijojnë të regjistrojnë rezultate pozitive këtë vit, teksa pas 2 barazime e 1 fitoreje, mesditën e kësaj të hënë kanë regjistuar një tjetër sukses, kësaj radhe në “derbin” e Kavajës, kundër skuadrës së Luzit.
“Verdhezinjtë” triumfuan, me rezultatin e pastër 0 me 2, në stadiumin “Roza Haxhiu”, ku nga një gol në secilën pjesë mjaftuan për “Kavajasit”. Rrjeta e parë u regjistuar në minutën e 12’-të të sfidë, ku protagonist ishte sulmuesi senegalez, Moustapha Ba, ndërsa për “vulosur” gjithçka mendoi mbrojtësi, Skerdian Perja, i cili ekzekutoi siç duhet një 11-metërsh, për të dërguar topin në rrjetë, në minutën e 83’-të.
Falë këtij rezultati, “Verdhezinjtë” e Besës ngjiten në kuotën e 19 pikëve, duke dalë kështu nga “zona e ftohtë” e rënies nga kategoria, por sërish rrezikojnë, pasi me të njëjtën numër pikësh ndodhet edhe Burreli, skuadër e cila pozicionohet vetëm një vend më poshtë, në vendin e 9-të, ndërsa skuadra e Luzit mbetet në vendin e fundit të tabelës, me vetëm 12 pikë. /i.m /abcnews.al