Kategoria e Parë/ Apolonia pa mëshirë ndaj Lushnjes, Skënderbeu përmbys Luzin

schedule17:20 - 1 Tetor, 2022

schedule 17:20 - 1 Tetor, 2022

Kategoria e parë ka mbyllur ditën e sotme 5 sfidat e javës së 4-të të saj. Pas fitores së Flamurtarit që arriti në mesditë ndaj Besës me shifrat 2-0, tani ishte radha e të tjera skuadrave të siguronin 3 pikët.

Apolonia fitoi pastës 3-0 ndaj Lushnjës, duke mos i dhënë asnjë mundësi lushnjarëve të shpresonin për të marrë pikë në këtë duel.

Tërbuni ia ka dalë të sigurojë 3 pikët përballë Besëlidhjes, me pukjanët që arritën të përmbysnin rezultatin nga 2-0 në 2-3, duke siguruar kështu një 3 pikësh shumë të rëndësishëm.

Fitore me përmbysje siguroi edhe Skënderbeu përballë Luzit, me korçarët që fituan me shifrat 2-1. Po 2-1 fitoi edhe Korabi ndaj Turbinës.

Renditja e Kategorisë së Parë pas ndeshjeve të ditës së sotme:

/f.a/abcnews.al