Apolonia ia ka dalë të fitojë në shtëpi me Pogradecin, në një ndeshje shumë të luftuar. Fierakët triumfuan me rezultatin 2-0 dhe me këto tre pikë marrin vendin e parë. Skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi gjeti epërsinë që në pjesën e parë.
Aleksandros Zaimaj shënoi me penallti pas 21 minutash lojë dhe tentoi të shënonte edhe golin e dytë, Ai erdhi vetëm në minutat shtesë, kur Mario Gjata mposhti sërish portierin kundërshtar dhe bëri që stadiumi “Loni Papuçiu” të shpërthente në festë.
PJESËT E PARA – Takimet e tjera kanë nisur prej orës 14:00 dhe tashmë kanë mbaruar pjesët e para. Në Burrel Kastrioti ia ka dalë të shënojë që në minutën e dytë me anë të mesfushorit Mehmeti dhe e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë.
Tërbuni po fiton në shtëpi me Veleçikun, falë golave të Zhivanajt dhe Dushkut. Në Shijak nuk ka akoma gol në sfidën mes Erzenit dhe Egnatias. Në grupin B ka gol vetëm në takimin Iliria-Devolli, me miqtë që kanë realizuar me penallti përmes brazilianit Da Motta. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 15
GRUPI A
Burreli-Kastrioti 0-1
Shënues: Mehmeti 2′
Tërbuni-Veleçiku 2-0
Shënues: Zhivanaj 22′, Dushku 33′
Erzeni-Egnatia 0-0
GRUPI B
Iliria-Devolli 0-1
Shënues: Da Motta 11′ (pen.)
Turbina-Oriku 0-0
Lushnja-Elbasani 0-0
Shënkolli-Besa 0-0
*Apolonia-Pogradeci 2-0
Shënues: Zaimaj 21′ (pen.), Gjata 94′
*Ky takim ka nisur prej orës 13:00