Kategori e Parë: Goleada të Besëlidhjes e Tomorit, festojnë edhe Besa e Korabi

schedule16:07 - 7 Nëntor, 2020

schedule 16:07 - 7 Nëntor, 2020

Besëlidhja e Korabi marrin fitoret e radhës në grupin A, ndërkohë që në grupin tjetër festojnë Tomori dhe Besa. Lezhjanët përballeshin me Partizanin B dhe fituan me rezultatin tenistik 2-6. Gjithccka u zgjidh shumë shpejt, pasi Hajdari, Bushi, Gega dhe Hepaj realizuan katër gola në 10 minuta.

Në fraksionin e dytë të lojës e gjetën rrugën e rrjetës edhe Dibra e Dordevic, kurse për Partizanin realizuan Delia dhe Bërdufi. Korabi gjithashtu fitoi në transfertë, kundër Veleccikut. Goli i mbrojtësit Franci Lala ishte vendimtar. Tre pikët e para edhe për Orikun, që me golin e CCaushajt mposhti skuadrën e Erzenit.

 

Besa ia ka dalë të triumfojë kundër Pogradecit dhe nuk ka qenë e lehtë. Kavajasit shënuan me anë të Kaina golin e parë, por liqenorët u kundërpërgjigjen me Hysenllarin. Braziliani i verdhezinjve iu kundërpërgjigj, duke realizuar golin e dytë personal dhe të fitores për Besën.

Fitore edhe për Tomorin, që javën e parë ishte pushim. Beratasit kanë bërë detyrën kundër Elbasanit, duke triumfuar me rezultatin 4-0. Pepa, Hida dhe dy herë Mezini shënuan në portën e verdhebluve, duke i dhënë tre pikët e para skuadrës së Sinellës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!