“Katedralja e Parisit” e pa fat, Llaqi Nako: U dëmtuan dy akrobatë, Cirku pa asnjë investim

schedule18:27 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 18:27 - 30 Dhjetor, 2019

Kryevepra e Viktor Hygoit “ Katedralia e Parisit” ishte menduar për të përmbyllur gëzueshëm vitin në arenen e Cirkut  Kombëtar, por kjo nuk ndodhi, madje koreografi dhe regjisori Llaqi Naku, ndihet i lumtur që  të dy artistët e  rinj  të  cirkut i shpëtuan tragjedisë së paralajmëruar.

“Qëlloi e pafat, si një lule që nuk mbiu në kohën e duhur”, u shpreh ai.

Situata në Cirkun Kombëtar është jashtë çdo parametri për të zhvilluar art. Regjisori Llaqi Naku thotë gjithashtu se aspektet teknike janë jashtë kompetencave të tij.

“Teknikisht gjërat janë të amortizuara”, shprehet ai.

Mjeshtri  Llaqi Nako, e cilëson një trishtim lënien e Cirkut në mëshirë të fatit, “pa asnjë investim dhe reagimi i shtetit ndaj tij është zero”, shprehet ai.

“E thkesoj sepse e kam një reoltë të brendshme. Diçka luhet për atë institucion, pse është lënë në atë fortë”, thekson ndër të tjera ai.

Mjeshtri i koreografisë edhe  pse i ka dhënë jetë qindra shfaqjeve të suksesshme e cilësoi kafshatë të madhe veprën e Hygoit për shkak të kushteve aspak të përshtatshme në Cirkun Kombëtar.

Llaqi Nako në këtë shfaqje ka bërë një zgjidhje të mesme mes akrobatëve duke i ka  mbështetur në mënyrë aktive me lëvizje  koreografia, duke ruajtur me besnikëri dramaturgjinë e veprës

Megjithëse Llaqi Nako është i bindur që ngjyrat e shfaqjes t’i ndajë me fëmijët e kryeqytetit muajt e parë të vitit 2020.

Llaqi  Nako në 60 vjetorin e Cirkut Kombëtar u nderua edhe me medalje për shkak të kontributit të tij të spikatur prej 20 vitesh në shfaqjet e Cirkut Kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!