Kate Middleton zbulon pasion e fshehtë: Dikur isha e tmerrshme

schedule16:05 - 7 Nëntor, 2022

schedule 16:05 - 7 Nëntor, 2022

Edhe pse Princesha e Uellsit, Kate Middleton, gjithmonë të jep përshtypjen se mund të ishte profesioniste në çdo gjë që i drejtohej, ajo zbuloi të shtunën se nuk ishte gjithmonë kështu.

Princesha ishte në Wigan për të shijuar çerekfinalet e Kupës së Botës në Rugby League, ku Anglia triumfoi ndaj Papua New Guinea 46-6, dhe gjatë pjesës së parë, Kate u takua me vullnetarë nga Ligat e Programit të Ndikimit Social të Kupës së Botës në Rugby, të cilat synojnë të përmirësojnë jetën e atyre që jetojnë në qytetet që presin ndeshje gjatë Kupës së Botës.

Pasi mori dhurata nga vullnetarët, duke përfshirë sapunë dhe kapele të thurura, Kate Middleton filloi të fliste me Susan Hill, e cila i bëri kapelet. Por pavarësisht talenteve të Suzanës, këto aktivitete duket se nuk janë pika më e fortë e Princeshës.

“Unë u përpoqa të thurja një herë dhe isha e tmerrshme në këtë, kështu që do të më duhet të vij për mësime,” rrëfeu ajo duke ju referuar përpjekjes së saj për të thurur për fëmijët e saj, George, Charlotte dhe Louis.

Në garë, Kate Middleton kishte veshur një pallto Alexander McQueen që tregonte classin e saj. Në fakt, veshjen e sipërme ajo e ka kombinuar me një fund të kuq me plisa dhe një thurur ngjyrë të kuqe me qafë të lartë. Megjithatë, Kate kishte veshur çizme të zeza me taka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!