Princesha e Uellsit Kate Middleton bëri një paraqitje surprizë në një shfaqje baleti të Giselle në Teatrin “Sadler’s Wells” në veri të Londrës, ndërsa ajo vazhdon të kurohet nga kanceri.
Ajo e përshkroi shfaqjen si “prekëse dhe frymëzuese” në rrjetin social X dhe se prodhimi i shfaqjes ishte “krijimtaria në të mirën e saj”.
Vizita vjen pasi Kate mbajti një takim në Kështjellën Windsor në fillim të kësaj jave për të diskutuar shërbimin e saj vjetor të këngëve të Krishtlindjeve, raporton Sky News.
Princesha e Uellsit më parë tha se ajo “po pret me padurim të kthehet në punë” dhe të marrë “disa angazhime të tjera publike” në muajt e ardhshëm.
Kate Middleton bëri një operacion abdominal në janar dhe në mars ajo konfirmoi se pas atij operacioni janë gjetur qeliza prekanceroze dhe se do t’i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese.
Në fillim të shtatorit, ajo njoftoi se kishte përfunduar një cikël kimioterapie në një video personale, ku shfaqej bashkëshorti i saj Princi William dhe tre fëmijët e tyre./abcnews.al