Kate Middleton zbuloi se akoma nuk e ka takuar mbesën e saj të sapolindur, Lilibet, një javë pasi kunati i saj, Princ Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, mirëpritën fëmijën e dytë.
Gjatë vizitës në një shkollë në Cornwall gjatë samitit të G7, Dukesha e Kembrixhit tha se mezi po priste ta takonte, emri i plotë i së cilës është Lilibet ‘Lili’ Diana Mountbatten-Windsor.
Duke u shfaqur së bashku me Zonjën e Parë të SHBA-së, Jill Biden, Kate u tha gazetarëve: “Unë i uroj asaj të gjitha të mirat, mezi po pres ta takoj sepse ende nuk e kemi takuar, kështu shpresojmë që së shpejti”.
E pyetur nëse kishte folur me të në ‘Facetime’, Dukesha u përgjigj: “Jo nuk kam biseduar”.
Kujtojmë që vogëlushja ka ardhur në jetë ditën e premte dhe dyshja treguan se quajtën Lilibet, me pseudonimin që familja mbretërore i dha mbretëreshës Elizabeth, stërgjyshes së saj. Përveç kësaj, një emër tjetër i dha homazhe Princeshës Diana, e cila vdiq tragjikisht në vitin 1997./abcnews.al