Kate Middleton shfaqet me një pamje elegante për festa, të gjithë vemendjen e rrëmbejnë vathët

schedule11:16 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 11:16 - 16 Dhjetor, 2022

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, mbërriti në Westminster Abbey të enjten me Mbretin Charles, Camilla dhe Princin William për ngjarjen e Krishtlindjeve që ajo organizoi.

Kate dukej super chic në look-un që zgjodhi, i cili përbëhej nga një pallto ‘burgundy’ në stilin e një fustani të markës Eponine.

Në fakt, princesha zgjodhi këpucët me taka Gianvito Rossi  dhe një palë doreza, ndërsa me çantën e saj i gëzoi fansat.

Kate Middleton zgjodhi gjithashtu një palë vathë mahnitëse Accessorize dhe grim të lehtë. Kjo shfaqje u organizua për të nderuar “përpjekjet vetëmohuese të individëve, familjeve dhe komuniteteve në të gjithë MB ” dhepër të festuar gëzimin që mund të sjellë solidariteti.

Ngjarja e Kate Middleton iu kushtua Mbretëreshës Elizabeth dhe vlerave që ajo demonstroi gjatë gjithë jetës së saj. Kori i Westminster Abbey interpretoi këngët e tij dhe u prezantuan shfaqje muzikore./abcnews.al

Takat e zgjedhura nga Kate Middleton

Vathët e saj mbresëlënës

/abcnews.al