Kate Middleton feston 40 vjetorin e lindjes. Për të përkujtuar ditëlindjen e saj, Pallati Kensington publikoi tre portrete të reja të dukeshës. Portretet do të shfaqen këtë vit në tre zona – Berkshire, St Andrews dhe Anglesey – ku Kate ka jetuar. Më pas ato do të vendosen në koleksionin e përhershëm të Galerisë Kombëtare të Portreteve.
Berkshire është vendi i fëmijërisë ku ajo u rrit. St Andrews është vendi ku shkoi në universitet dhe filloi lidhjen me William. Anglesey është vendi ku çifti jetoi pak para dhe në fillim të martesës. Këta vende janë një zgjedhje personale e dukeshës që lidhen me fëmijërinë dhe rrugëtimin e saj drejt familjes mbretërore.
Të 40-at e saj do të jenë një tjetër dekadë ndryshimesh të rëndësishme. Kate vazhdon detyrat mbretërore dhe njëkohësisht përgatitet për t’u bërë mbretëreshë.
/abcnews.al