Kate Middleton: Nuk e prisja kurrë të isha anëtare e familjes mbretërore, por rashë në dashuri

schedule13:41 - 17 Maj, 2023

schedule 13:41 - 17 Maj, 2023

Kate Middleton nuk e priste kurrë të hynte në Pallatin Buckingham, por ajo ra në dashuri me Princin William dhe jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Princi dhe Princesha e Uellsit u takuan në vitin 2001 ndërsa studionin në Universitetin St Andrews.

Kate Middleton mori pjesë në një ngjarje për kampionen olimpike Kelly Holmes në Bath të martën (16 maj) me të cilën madje luajti një lojë dhe doli e dyta. Princesha u ul për një bisedë me një grup nxënësish nga Shkolla e Shën Katerinës në Bristol në mbështetje të bamirësisë Dame Kelly Holmes Trust dhe iu përgjigj pyetjeve.

Një studente e pyeti nëse Kate donte të bëhej mbretëreshë, dhe princesha u përgjigj se nuk e priste, por “ra në dashuri” me Princin e Uellsit. Duke komentuar bisedën e studentëve me princeshën më pas, Kelly Holmes tha se ajo bëri një pyetje në lidhje me tre fëmijët e Kate duke pyetur nëse ajo shihte “karakteristika” të ndryshme tek ata dhe mbretëresha e ardhshme u përgjigj “Oh po, patjetër”.

Ajo  tha se kur nxënëset e shkollës e pyetën Kate se çfarë do të thoshte “mbretëresha”, tha se ishte diçka që “duhej të mësonte”. Duke folur për veten, Holmes tha: “Është një luftë për të mësuar se mund të pranohesh dhe mund të përshtatesh dhe po mëson akoma çdo ditë”. 

Kate dhe William u takuan ndërsa të dy studionin në Universitetin St Andrews në vitin 2001. Fejesa e tyre u njoftua në vitin 2010 dhe çifti u martua në prill 2011 në Westminster Abbey./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!