Dukesha e Cambridge u detyrua të mungojë në një ceremoni ndarje çmimesh për shkak të fëmijëve.
Kate kërkoi falje pasi anulloi në minutën e fundit pjesmarrjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Tusk Conservation Awards”, duke bërë që Princ Williams të marrë pjesë i vetëm në event.
Arsyeja që e detyroi Kate të qëndronte në shtëpi ishte për tu kujdesur për 3 fëmijët e saj princ George, princeshën Charlotte dhe më të voglin princ Louis 1 vjeçar.
Kate vuri re se një nga fëmijët e saj nuk ndihej mirë dhe mendoi se do të ishte më mirë që të qëndronte në shtëpi.
Ndonëse nuk ka një njoftim dhe arsye zyrtare të konfirmuar nga pallati mbretëror mbi anullimin e pjesmarrjes së nënës së 3 fëmijëve në ngjarjen e rëndësishme, mediat thonë se Kate ndoqi instiktin e mëmësisë dhe zgjodhi t’u qëndrojë pranë të fëmijëve në shtëpi./abcnews.al