Kate Middleton mund të mos publikojë foto të Princit George për ditëlindjen e tij

schedule21:54 - 16 Korrik, 2021

schedule 21:54 - 16 Korrik, 2021

Kate Middleton po mendon të mos publikojë një foto të Princit George në ditëlindjen e tij të tetë që është pas pak ditësh. Kështu ka bërë të ditur për mediat britanike një eksperte mbretërore.

Biografja Angela Levin sugjeroi që Cambridge mund të thyejë traditën për shkak të sulmeve të mëparshme në internet për princin.

I vogli mori komente mizore në internet gjatë shfaqjes së tij në Wembley me prindërit për finalen e Euro 2020.

“Ka zëra që mund të mos e shohim fotografinë e Princit George kur ai të mbushë tetë vjeç, sepse ata janë mërzitur aq shumë nga vrazhdësia e njerëzve që tallen me një djalë të vogël, dhe shpresoj se ata mund ta kapërcejnë këtë, ” tha Levin duke folur në The Royal Beat të True Royalty TV.

Më 22 korrik, djali i madh i Kate dhe Ëilliam, George mbush tetë vjeç. Ata zakonisht ndajnë një fotografi të fëmijëve të tyre për të shënuar raste të veçanta duke përfshirë ditëlindjet dhe Krishtlindjet. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!