Kate Holmes: “Palestra është shpëtimi im”

schedule08:37 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 08:37 - 3 Dhjetor, 2019

Katie Holmes ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së mediave për divorcin e saj nga Tom Cruise dhe lidhjes së fshehtë me Jamie Foxx.

Sot, ajo është vetëm, e përkushtuar për një drejtim të ri në karrierë.

Në një intervistë për revistën amerikane Shape, aktorja ka thënë se është e lumtur, e fortë dhe e gatshme për çdo sfidë. “Ushtroj katër herë në javë. Diversiteti është çelësi, ndryshe jam e mërzitur. Më pëlqen shumë biçikleta, boksi, joga dhe ndonjëherë shkoj në klasa vallëzimi.

Kam biçikleta në shtëpi, kështu që punoj edhe në shtëpi nëse nuk mund të shkoj në palestër për shkak të detyrimeve.

Duke ushtruar, unë i hedh të gjitha dhe marr forcë për të punuar. Mendoj se palestra është shpëtimi im”, është shprehur Holmes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!