Kate dhe William na prezantojnë me kartolinën e Krishtlindjeve

schedule08:34 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 08:34 - 26 Dhjetor, 2019

Teksa janë publikuar shumë kartolina Krishtlindjesh, është koha të shohim edhe një tjetër po aq të veçantë sa të tjerat. Bëhet fjalë për Prince William dhe vogëlushët e tij të adhurueshëm.

Ka qenë Kate ajo që e ka zbuluar këtë foto me rastin e Krishtlindjeve dhe menjëherë komentet kanë qenë të pafundme.

Shpirti i festave, dashuria e babait dhe fëmijëve është çka e bën këtë foto mjaft speciale dhe një kartolinë shumë të ëmbël.

Ditën e djeshme ka qenë princ Harry, Meghan dhe Arcie qe kanë publikuar një foto të ëmbël për Krishtlindje.

Në fokus të saj, ishte vënë vogëlushi Archie, ndërsa Harry dhe Meghan shihen të buzëqeshur pas tij.

“Po ndajmë me ju kartolinën më të ëmbël të Krishtlindjeve nga Duka dhe Dukesha e Sussex-it”, shkruan pallati mbretëror anglez./abcnews.al