Stuhia që goditi Evinë të shtunën në mbrëmje deri në orët e para të mëngjesit të së dielës u shndërrua në një tragjedi.
Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe rreth 2,500 shtëpi mbetën të shkatërruara nga moti i keq në Greqi.
Evia, ishulli më i goditur nga moti i keq, nga ku u përmbytën shtëpi, rrugë duke marrë edhe jetë njerëzish. Mes viktimave ishte edhe një foshnjë 8 muajshe.