Katari po negocion me Hamasin për lirimin e 15 pengjeve izraelite

schedule16:11 - 8 Nëntor, 2023

schedule 16:11 - 8 Nëntor, 2023

Katari po negocion lirimin e 10 deri në 15 pengjeve të mbajtura nga Hamasi në këmbim të një armëpushimi në Gaza, e cila është e rrethuar dhe bombarduar pa pushim nga Izraeli.

Katari, i cili ka marrë rolin e ndërmjetësuesit midis Hamasit dhe Izraelit ka ofruar miliona dollarë ndihmë ekonomike për Gazën. Gjithashtu me ndihmën e Katarit u liruan katër pengje në tetor, një grua amerikane dhe vajza e saj, si dhe dy izraelitë.

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman Al-Thani shprehu të dielën vendosmërinë e vendit të tij për të vazhduar ndërmjetësimin pavarësisht vështirësive “të shkaktuara nga veprimet e okupimit izraelit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!