Katari për konfliktin Izrael-Palestinë: Nuk ka paqe pa një zgjidhje reale me dy shtete

schedule11:04 - 16 Janar, 2024

schedule 11:04 - 16 Janar, 2024

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohamed Abdulrahman Al Thani mbajti një fjalim në Forumin e Davos në Zvicër.

Lidhur me konfliktin Izrael-Palestinë, ai u shpreh se nuk ka asnjë formulë magjike për t’u kthyer në atë që ishte para 7 tetorit pa një zgjidhje reale – zgjidhjen me dy shtete.

“Përfundimi i luftës, lirimi i pengjeve dhe të burgosurve palestinezë, si dhe përkeqësimi i situatës në Bregun Perëndimor të pushtuar duhet të adresohen shpejt. Pushtimi i Bregut Perëndimor nga Izraeli është po aq i keq sa pushtimi i Gazës dhe nuk ka asnjë reagim të vërtetë nga komuniteti ndërkombëtar për ta zgjidhur atë.

Ka politikanë që besojnë se situata në Gaza mund të injorohet dhe përgjigja globale ndaj luftës është jashtëzakonisht zhgënjyese për vendet e Lindjes së Mesme”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!