Katari do të dërgojë 10 mijë kontenierë nga Kupa e Botës 2022 për të siguruar strehim për të mbijetuarit e tëmeteve në Turqi.
Vendi i Gjirit tha se kishte planifikuar gjithmonë të dhuronte shtëpitë e lëvizshme. Ato ishin të nevojshme për të ndihmuar në strehimin e disa prej 1.4 milionë tifozëve që zbritë në Katar gjatë turneut më të madh të futbollit.
Një grup fillestar prej 350 kontinierësh u dërguan të dielën, ndërsa të tjerat priten të dërgohen ditët në vijim. Dhjetëra mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë, duke shumë persona jashtë në mot të lagësht dhe të ftohtë.
Katari dhe vendet e tjera të pasura të Gjirit i janë bashkuar përpjekjeve globale për të dërguar shpëtimatër dhe ndihmë në Turqi.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë premtuar 100 milionë dollarë dhe Arabia Saudite ka dërguar tetë avionë të ngarkuar me furnizime në Turqi dhe Siri./ h.ll/abcnews.al