“Katargate”, këshilltarja e Antonio Panzerit nuk do të ekstradohet në Belgjikë

schedule14:12 - 9 Maj, 2023

schedule 14:12 - 9 Maj, 2023

Gjykata e Apelit të Milanos ka vendosur që Monica Rossana Bellini, këshilltarja e Antonio Panzerit, nuk do të ekstradohet në Belgjikë. Bellini u arrestua më 17 janar me një urdhër europian si pjesë e hetimit të Katargate me akuza për pastrim parash, korrupsion dhe vepra kriminale.

Për të u miratua masa arrest shtëpie, por gjyqtarët italianë tani kanë vendosur se kolegët e tyre belgë “i kanë formuluar akuzat në një mënyrë shumë të paqartë” dhe se “ka pasur një heshtje të zgjatur” në lidhje me detajet shtesë të kërkuara nga Gjykata e Apelit të Milanos.

Bellini akuzohet se “ka luajtur një rol të rëndësishëm, nëpërmjet krijimit të kompanive speciale, në krijimin e kanaleve në dukje të ligjshme për kalimin e fondeve nga Katari në Itali”.

Në të njëjtën kohë,  ajo akuzohet për pastrim parash edhe në Itali. Prandaj  pritet t’u përgjigjet hetuesve belgë vetëm përmes videokonferencës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!