Katar 2022/ Edhe Parisi bojkoton Botërorin, shkon në 7 numri i qyteteve, ja arsyeja

schedule13:10 - 4 Tetor, 2022

schedule 13:10 - 4 Tetor, 2022

Një pjesë e rëndësishme e qyteteve të Francës i janë bashkuar zërave të shumtë kundër organizimit të Kupës së Botës nga Katari.

Deri në shtatë qytete, përfshirë edhe Parisin kanë zyrtarizuar se nuk do të transmetojnë angazhimet e ndryshme që luhen në ekranet gjigante.

Kryeqyteti francez iu bashkua qyteteve të tjera si Lille, Strasburg, Reims, Bodrdeaux, Rodez e Marseille për bojkotimin e Kupës së Botës.

Në fakt, Parisi ka vendosur të mos i transmetojë ndeshjet e Botërorit të ardhshëm, që do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor, shkruan mediumi francez “L’Equipe”.

Në kryeqytetin francez nuk do të vendoset asnjë ekran gjigant gjatë ndeshjeve, qoftë edhe për ndonjë ndeshje të rëndësishme për “Gjelat”.

Nënkryetari i bashkisë së Parisit, përgjegjës për sportin, Pierre Rabadan, e ka arsyetuar vendimin në një bisedë për agjencinë “AFP” me “kushtet e organizimit të këtij Botërori, si në aspektin mjedisor ashtu edhe në atë social”.

Ai theksoi po ashtu se ky bojkot lidhet edhe me periudhën e mbajtjes së kësaj gare, për faktin se ajo do të zhvillohet në muajin dhjetor. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!