Katalonjë, senati spanjoll voton për anulimin e autonomise

schedule11:46 - 27 Tetor, 2017

schedule 11:46 - 27 Tetor, 2017

Në Madrid senati spanjoll do të votojë për hyrjen në fuqi të nenit 155 që i pezullon autonominë rajonit të Katalonjës. Por nga ana tjetër parlamenti i Barcelonës pritet të shpallë pavarësinë në të njëjtin moment E premtja është dita kyce për Katalonjën. Gjatë ditës senati spanjoll në Madrid do të votojë për hyrjen në fuqi të nenit 155 duke i hequr autonominë rajonit ndërsa parlamenti në Barcelonë nga ana tjetër mund të shpallë pavarësinë e njëanshme Afatet kohore për arritjen e një marrëveshje mes palëve që do të evitonte këto vendime ekstreme kanë skaduar. Për të pranuar një zgjidhje të mundshme dhe mbajtjen e menjëhershme të zgjedhjeve të parakohshme në Katalonja, presidenti Puixhemon kishte kërkuar garanci. ndër kushtet e para ishte bllokimi i fuqizimit të nenit 155 të kushtetutës spanjolle i cili pezullon autonominë administrative katalanase dhe ia kalon ushtetin qeverisë qendrore. Kushti i dytë ishte lirimi i menjëhershë u dy liderëve katalanas pro pavarësisë të cilët akuzohen nga prokuroria spanjolle për nxitje të dhunës. Në pritje të një kompromisi gjatë ditës së enjte Puixhdemon shtyu tre herë deklaratën e tij për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme duke lënë në fund në duart e parlamentit rajonal cdo vendim për reagimin ndaj pezullimit të autonomisë nga ana e Madridit. Presidenti katalanas prej ditësh është në trysni nga të dyja anët: nga njëra kryeministri Spanjoll Mariano Rajoi në Madrid i cili nuk pranon asnjë nga kushtet e tij e aq më pak lirimin nga burgu të dy liderëve katalanas duke thënë se janë në dorë të gjykatës. Dhe nga na atjetër fronti pro pavarësisë që kë;rkon shpalljen e menjëhershme të pavarësisë, duke shtuar këtu që mbrëmjen e së enjtes një nga këshilltarët e presidentit katalanas Santi Vila, i cili është kundër shpalljes së pavarësisë, dha dorëheqjen. Dhe pse surprizat nuk përjashtohen duket e paevitueshme që Spanja të rimarrë kontrollin e Katalonjës dhe kjo e fundit të shpallë pavarësinë, por ajo që do të ndodhë pas shpërndarjes së detyruar të parlamentit katalanas nuk dihet…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!