Katalonjë, Sanchez tërheq kandidaturën për President

schedule16:09 - 21 Mars, 2018

schedule 16:09 - 21 Mars, 2018

Presidenti i Parlamentit të Katalonjës, Roger Torrent ka njoftuar se lideri separatist Jordi Sanchez ka tërhequr zyrtarisht kandidaturën për drejtimin e rajonit autonom. Ky i fundit prej 4 muajsh gjendet në një burg të Madridit. Torrent tha se do të zhvillojë të enjten konsultime me forcat politike për të emëruar një kandidat të ri. Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Spanjës ka thirrur për të premten 6 liderët separatistë katalanas. Mes tyre gjendet dhe Jordi Turull, që konsiderohet kandidat i mundshëm presidencial dhe ish kryetaren e parlamentit Carme Forcadell. Liderët që mbështesin pavarësinë e Katalonjës akuzohen për rebelim. Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, Gjykata mund të caktojë masa paraburgimi për politikanët e rajonit autonom. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!