Katalanasit të hapur për shitjen e Araujo, por klubi spanjoll kërkon mbi 100 milionë euro

schedule12:12 - 22 Prill, 2024

schedule 12:12 - 22 Prill, 2024

E ardhmja e Ronald Araujo është ende për t’u përcaktuar. Kartoni i kuq ndaj PSG-së destabilizoi pak ambientin e Barcelonës, siç e dëshmuan edhe deklaratat e Gundogan menjëherë pas ndeshjes.

Nëse tani gjithçka është zgjidhur nga ky këndvështrim, ende nuk është e qartë se çfarë do të bëjë uruguaiani sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raporton “Sport”, ai nuk është i paprekshëm për klubin dhe nëse vijnë ofertat e duhura, do të vlerësohen.

Barcelona duhet të shesë për buxhetin dhe për Fair Play Financiar dhe e konsideron mbrojtësin një profil shpenzues. Vlera e tij është edhe më e lartë se 100 milionë euro, por duket shumë e vështirë që dikush të shkojë deri në këtë shifër. Forma madhështore e Pau Cubarsi ka bindur Barcelona se me një tjetër qendërmbrojtës me përvojë dhe skuadrën aktuale pjesa e pasme do të mbulohej./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!