Shoqata Kombëtare e Transportit Ndërqytetas ka paralajmëruar protestë nëse Ministria e Infrastrukturës, nuk merr masa për stacionet ku duhet të vendosen autobusët dhe në rast se nuk vendos licensat.
Shoqata theksoi se situata është problematike e cila ka pësuar edhe me përplasje fizike.
Kryetari i shoqatës është shprehur se Bashkia nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe se ankesat vazhdojnë e rriten.
Mema: Transporti i paligjshëm është bërë gangrenë në qytetet e mëdha transporti i paligjshëm. Në Fier nami i zi, nuk numërohen ça hyjnë dhe dalin. Policia po mbron të paligjshmit. Në Shkodër e njëjta gjë, Tiranë dhe Durrës. E theksoj për herë të fundit, por presim Ministrinë e Infrastrukturës dhe Bashkinë e Tiranës të na rregullojnë problemet që kemi.
Bashkia nuk ka rregulluar asgjë te terminali, rregulli është zero, informaliteti hapur. Ankesat janë pafund nga operatorët, konfliktet janë pafund nga operatorët. Na thonë bëni foto dhe video dhe na i dërgoni, ne nuk jemi policia. Kastrofë.
Po i presim Ministrinë dhe Bashkinë të na zgjjdhin problemet, në mënyrë kategorike duam rishikimin e rrjetit të ri të linjave po vjen viti 2020 i licensimit. Linjat paralele po hanë njëri-tjetrin,linjat paralele që po hapen me operatorët, jo të shtojë linja të tjera. Në Korçë dhe Pogradec përditë po hahen dhe zihen. Javës tjetër ne presim, nëse këta do të marrin grupet e punës dhe do të na thërrasin të marrin mendimet tona.
Ata kanë hedhur akuza edhe ndaj kryebashkiakut Veliaj i cili sipas tyre nuk i ka kthyer përgjigje.
“I bëj thirrje kryetarit të bashkisë që i kemi çuar 8 shkresa për takim dhe kur vjen puna nuk na ka pritur. Por kë nuk pret ai? Nuk pret këta taksapagues që paguajnë shtetin, mbajnë administratën, policinë dhe të gjithë organet ligjzbatuese të shtetit shqiptar”, tha më tej Mema.